Rregullat e Agjerimit
26 Korrik, 2010 | Vendosur nga Administratori | Marre nga Arkiva
Pėrkufizimi i agjėrimit
Fjala agjėrim ka dy pėrkufizime:
Kuptimi gjuhėsor: Shmangie dhe privim.
Ndėrsa nė kuptimin fetar: Privimi i tė rriturit musliman, me qėllim adhurimi dhe pėrkushtimi ndaj Zotit, prej ēdo ushqimi, pirje, marrdhėnie intime dhe ejakulimi me qėllim, qė nga agimi deri nė perėndimin e diellit pėr ēdo musliman qė nuk e pengon diēka e pėrcaktuar.
Gjykimi pėr agjėrimin
Tė gjithė dijetarėt kanė rėnė dakord, se agjėrimi i muajit Ramazan ėshtė detyrė (farz). Argumenti pėr kėtė ėshtė nė librin e Allahut, ku thuhet: - O ju qė keni besuar, ju ėshtė urdhėruar agjėrimi, siē u ėshtė urdhėruar atyre para jush, qė tė bėheni tė devotshėm El-Bekare 183
Argument nga suneti ėshtė fjala e Profetit (alejhi selam), i cili ka thėnė: - Islami qėndron mbi pesė shtylla
(njė prej tyre) dhe agjėrimi i muajit Ramazan
Buhariu
Vlerat e agjėrimit
Vlerat e agjėrimit janė tė shumta, ato tregohen nė hadithet e Muhamedit (alejhi selam), ku ndėr tė tjerat thuhet se agjėrimin Allahu e ka zgjedhur pėr Vete, Ai shpėrblen pėr tė dhe ia shton shpėrblimin pa llogari. Muhamedi (alejhi selam), thotė nė njė hadith Kudsij se Allahu ka thėnė: Agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė e shpėrblej pėr tė, ai i largohet kėnaqėsive dhe ngrėnies pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy gėzime, njė kur ha iftarin dhe tjetri kur tė takojė Zotin e tij. Era e gojės sė agjėruesit, tek Allahu ėshtė mė e mirė se era e miskut. Buhariu
Gjithashtu thotė: Lutja e agjėruesit nuk refuzohet Bejhakiu
Agjėrimi ndėrmjetėson tek Allahu Ditėn e Gjykimit ku thotė: O Zoti im! Unė e largova atė prej ushqimit dhe dėshirave, prandaj pranoje lutjen time pėr tė. Ahmedi
Agjėrimi ėshtė mburojė nga Zjarri:Agjėrimi ėshtė njė mburojė qė tė mbron nga Zjarri. Ahmedi
Ai i cili agjėron njė ditė duke kėrkuar Fytyrėn e Allahut tė Madhėruar i vuloset hyrja nė Xhenet. Ahmedi
Ai qė agjėron Ramazanin, me besim dhe shpresė pėr shpėrblim (nga Allahu), atėherė i falen gjynahet qė ka bėrė. Buhariu dhe Muslimi
Vėrtet nė Xhenet ėshtė njė portė qė quhet er-Rajjan. Ditėn e Gjykimit, ata qė agjėruan, do tė hyjnė nėpėr tė, pėrveē tyre nuk hyn asnjė, dhe kur tė hyjė i fundit (agjėrues), ajo do tė mbyllet. Sahih. transmeton Ibn Huzejme
Nė muajin e Ramazanit, ēdo ditė e natė, ka nga ata tė cilėt Allahu i liron prej Zjarrit, dhe pėr ēdo musliman ka njė lutje, tė cilėn ai mund ta bėjė dhe do ti pranohet. Sahih transmeton El-Bazari dhe Ahmedi
Mjafton si vlerė e agjėrimit dhe vetėm pėrmendja se nė kėtė muaj ka zbritur Kurani qė ėshtė dritė dhė udhėzim pėr mbarė njerėzimin. Nė kėtė muaj gjendet dhe nata e kadrit e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj, natė nė tė cilėn pėrcaktohen rrizqet, caktohet se kush do ta bėjė haxhin atė vit etj.
E veēantė tjetėr e kėtij muaji ėshtė dhe se nė ramazan njerėzit janė mė tė qetė dhe mė afėr veprimeve tė mira sepse nė kėtė muaj lidhen dhe djajtė mė agresiv qė i nxisin njerėzit pėr punė tė kėqija.
Kush e ka obligim agjėrimin?
Agjėrimi i Ramazanit ėshtė detyrė e obligueshme pėr ēdo musliman, nė moshė tė rritur, vendas (jo udhėtar), i shėndoshė dhe ata qė janė liruar nga pengesat si menstruacionet (hajdi) dhe lehonia (nifasi) etj. Mosha e pubertetit arrihet me ndonjėrėn prej kėtyre tri gjėrave: pjekuria seksuale, shfaqja e qimeve dhe plotėsimi i moshės 15 vjeēare te meshkujt, ndėrsa te femrat kur u fillon cikli menstrual, ajo obligohet me agjėrim, edhe pse ėshtė mė pak se 10 vjeē.
Rregullat e agjėrimit dhe sunetet e tij.
Ka rregulla qė janė vaxhib (obligim) dhe rregulla qė janė mustehab (tė lejuara).
Prej mustehabeve janė:
-Ngrėnja e syfyrit dhe vonimi i tij sepse Muhamedi (alejhi selam), thotė: Zgjohuni nė syfyr se nė tė ka bereqet. Ahmedi
-Shpejtimi i iftarit duke u bazuar nė fjalėn e Muhamedit (alejhi selam): Do tė mbesin njerėzit nė mirėsi pėrderisa e shpejtojnė iftarin. Buhariu
- Largimi nga veprimet dhe shprehjet e injorancės. Profeti (alejhi selam) thotė: Allahu i Madhėruar nuk ka nevojė pėr dikė qė lė ushqimin dhe pirjen e nuk lė fjalėt e kėqija (shprehjet e injorancės dhe gėnjeshtrat). Buhariu
Profeti (alejhi selam) thotė: Shumė agjėruesve nuk u mbetet asgjė nga agjėrimi, veē se uria. Ibn Maxhe
- Largimi nga polemikat e thata dhe ofendimet. Profeti (alejhi selam) thotė: Nėse dikush tė lufton ose tė ofendon, thuaji: unė jam agjėrues, unė jam agjėrues. Tirmidhiu
- Mosngrėnia e tepėrt, sikurse rekomandohet nė hadith: Nuk ka mė keq pėr birin e Ademit sesa ta tejngopė barkun e tij. Tirmidhiu
Gjėrat qė e prishin agjėrimin:
- Agjėrimi prishet vetėm nė kėto kushte:
1. Tė ketė dituri mbi gjėrat qė e prishin.
2. Tė jetė i vetėdijshėm mbi prishjen (tė mos jetė prishja prej harresės).
Gjėrat, tė cilat e prishin agjėrimin, mund tė jenė tė llojit qė dalin nga organizmi si: vjellja me dėshirė, ardhja e menstruacioneve, ose tė llojit qė hyjnė nė organizėm, si ushqimet dhe pijet.
- Nga gjėrat qė e prishin agjėrimin dhe qė janė tė ngjashme me ushqimet dhe pijet, pėrmendim: ilaēet, tabletat, infuzionet dhe transfuzioni i gjakut. Pastrimi i plagės (edhe nėse rrjedh gjak), pastrimi i syve, i hundės dhe heqja e dhėmbit nuk e prishin agjėrimin.
- Ilaēet, me tė cilat bėhet shpėlarja e gojės, nuk e prishin agjėrimin, edhe nėse nė gojė mbetet aroma dhe shija e tyre.
- E nėse ha apo pi me harresė, atėherė duhet ta vazhdojė agjėrimin, sepse atė e ka ushqyer Allahu i Madhėruar. Nėse sheh dikė duke ngrėnė me harresė, duhet ti tregojė atij se ėshtė agjėrueshėm, duke e bazuar nė fjalėn e Allahut tė Madhėruar:
bashkėpunoni nė tė mira dhe devotshmėri. El-Maide 2
- Kush ka nevojė ta prishė agjėrimin pėr tė shpėtuar dikė nga vdekja, i lejohet ta prishė dhe ta kompesojė mė vonė, siē ėshtė rasti i shpėtimit tė atij qė ėshtė duke u mbytur ose tė fikurit e zjarrit etj.
- Kur njė agjėrues kryen marrėdhėnie seksule, prishet agjėrimi, ka ejakuluar apo jo, ky person obligohet tė pendohet, ta plotėsojė kėtė ditė me kompesim dhe shpagim tė rreptė pėr tė, ashtu siē thuhet nė hadithin e Ebu Hurejres (radijallahu anhu): - Ishim tė ulur pranė Profetit (alejhi selam) kur erdhi njė burrė dhe ky e pyeti: - Cfarė ke?, - ai u pėrgjigj - Kam bėrė marrėdhėnie me gruan time duke qenė agjėrueshėm. Profeti (alejhi selam) i tha: - A ke mundėsi tė agjėrosh dy muaj radhazi? Jo! - tha ai.
- A ke mundėsi tė ushqesh gjashtėdhjetė tė varfėr?
- Jo iu pėrgjigj ai,
Buhariu
Lejohet puthja ose prekja e gruas nga burri i saj agjėrues, nėse ai e zotėron epshin, duke u bazuar nė hadithin e Aishes (radijallahu anha), se Profeti (alejhi selam) e puthi duke qenė agjėrueshėm, mirėpo e kishte pėrmbajtur veten e tij.
- Nėse njė person zgjohet xhunub, agjėrimi i tij ėshtė i plotė dhe i lejohet qė ta shtyjė gusulin deri pas agimit, kjo vlen edhe pėr gusulin pas menstruacioneve apo lehonisė, mirėpo duhet tė shpejtojė pėr namazin e sabahut.
- Ai, i cili masturbon (vetėkėnaqet) gjatė ditės sė Ramazanit, obligohet tė pendohet tek Allahu i Madhėruar e tė vazhdojė pjesėn e mbetur tė ditės, gjithashtu ai duhet ta kompensojė kėtė ditė. E nėse ka filluar tė masturbojė dhe ėshtė ndaluar duke mos ejakuluar, obligohet me teube e jo me kompesim, pėr shkak tė mos ejakulimit. Theksojmė kėtu, se ky ėshtė njė veprim kategorisht i ndaluar edhe jashtė agjėrimit.
Duhet qė agjėruesi tė largohet nga ēdo gjė qė e ngacmon epshin e tij.
Dalja e njė lėngu para spermės (qė quhet medhij) nuk e prish agjėrimin.
- Ai qė ka vjellė pa dashje, nuk ka kompesim, ndėrsa ai qė kėrkon tė vjellė qėllimisht duke futur gishtin nė gojė, duke shtypur barkun, duke nuhatur ndonjė aromė qė i provokon vjelljen apo duke shikuar vazhdimisht nė ndonjė vend ngacmues pėr vjellje, obligohet qė ta kompesojė atė ditė. E nėse vjell pa qėllim, nga ndonjė ērregullim nė organizėm, agjėrimi i tij nuk ėshtė prishur.
- Ėshtė i urryer shijimi i panevojshėm i ushqimit gjatė agjėrimit, ndėrsa ai qė ka nevojė, siē ėshtė rasti i kuzhinierit apo nėnės qė pėrgatit ushqimin pėr fėmijėn, i lejohet ta provojė me gjuhė, por tė mos e pėrcjellė nė stomak.
- Nėse agjėruesi ėshtė i plagosur ose i del gjak nga hunda dhe i shkon nė fyt, ose uji apo benzina duke punuar, pa dėshirėn e tij, atėherė agjėrimi i tij ėshtė i saktė. Edhe nėse i depėrtojnė deri nė brendėsi tė mushkėrive, pa qėllim, pluhurat, tymėrat ose ndonjė mizė, agjėrimi i tij ėshtė i saktė.
- Pirja e duhanit ėshtė njė nga veprimet qė e prishin agjėrimin dhe nuk ėshtė arsye pėr tė justifikuar mosagjėrimin, sepse mėkati nuk mund tė jetė arsye.
- Zhytja nė ujė nuk e prish agjėrimin, gjatė agjėrimit lejohet lagia e kokės me ujė pėr shkak tė nxehtėsisė. Notimi ėshtė i papėlqyeshėm gjatė agjėrimit, pėr shkak tė mundėsisė sė prishjes sė tij.
Nėse dikush ha, pi ose ka bėrė marrėdhėnie seksuale, duke menduar se ka ende kohė, e pastaj sheh se ka aguar, nuk obligohet me asgjė. Kjo ėshtė thėnė qartė nė ajetin e Kuranit, ku flitet pėr dallimin mes perit tė bardhė nga peri i zi nė agim.
Nėse hap iftarin duke menduar se dielli ka perėnduar, e ndėrkohė ai akoma nuk ka perėnduar, atėherė ky person duhet ta kompensojė kėtė ditė sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve pasi ėshtė ende ditė.
Nėse agon dhe nė gojėn e dikujt ka mbetur ende ndonjė ushqim ose pije, dijetarėt janė tė mendimit se duhet ta pėrfundojė atė qė ka nė gojėn e tij. I njėjti qėndrim ėshtė dhe pėr atė person qė ha ose pi diēka nė harresė.
